Një këmbësore e moshës 27 -vjeçare është goditur nga vetura në fshatin Qyshk të Pejës përgjatë së martës.
Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se 27-vjeçarja është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gashi ka njoftuar fillimisht se viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë.
“Rreth orës 15:45, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë -Prishtinë në fshatin Qyshk, një veturë ka goditur një këmbësore. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e lënduara me udhëzim të mjekut është nisur për në QKUK në Prishtinë. Gjendja e saj është e rëndë”, tha Gashi.