Në këtë postim të gazetarit Fitim Çeku, raportohet se Jack Smith kishte kontaktuar dëshmitarë të ndryshëm që ishin edhe në listë të Interpolit, vetëm e vetëm të arrestohet Hashim Thaçi.
Më tej, Çeku shkruan se Jack Smith e përdori këtë situatë për t’i dalë kundër administratës Donald Trump dhe kësisoj e ndaloi marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, duke lënë hapur mundësinë e tensioneve në Ballkan.
Richard Grenell e shpërndau këtë postim në X, duke vazhduar të jetë i interesuar për çështjen e Thaçit në Hagë./gazetametro.net