Bedri Hamza tha se Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar negociata me LDK-në, AAK-në dhe Nismën, në përpjekje për të krijuar institucionet e reja.
Në një konferencë për media të premten, kandidati i PDK-së për kryeministër tha se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për askënd.
Hamza ka thënë se personalisht s’ka asnjë barrierë me asnjë parti politike e me asnjë politikan, duke shtuar se është i gatshëm të flasë me të gjithë.
“Unë gjatë fushatës zgjedhore kam qenë kundër vijave të kuqe. Këto vijat e kuqe nuk është që i preferoj. Asnjë barrierë me asnjë parti politike me asnjë politikan nga ana ime nuk ekziston. Jam i gatshëm me të gjithë me bisedu. Jam i gatshëm me të gjithë me bisedu. Jemi në biseda me LDK-në, Aleancën, NISMA-n, edhe subjektet të tjera. S’kemi mbrri në atë fazën qysh duhet me u duk qeveria, nëse vjen radha sigurisht që jam shumë i përgjegjshëm dhe i përkushtuar që vendit me I dhanë institucione”, ka thënë Hamza.
Hamza tha se deri më tani nuk i ka ardhur asnjë ftesë për negociata nga Lëvizja Vetëvendosje, partia që doli e para në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.