Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se është hapur aplikimi për shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare.
Murati përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se të gjithë fëmijët e moshës 16 vjeçare nga sot mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë.
“Dhe, më në fund, përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë sonë. Nga tani e tutje, të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë. Qeveria për Familjet”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ndryshe, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në muajin dhjetor kishte hapur aplikim për shtesat të fëmijëve të lindur nga 1 janari i vitit 2009.