“Nëse po e lexoni këtë, do të thotë se jam vrarë, me shumë mundësi duke u shënjestruar (qëllimisht) nga forcat pushtuese … Kur e gjithë kjo filloi, unë isha vetëm 21 vjeç, një student kolegji me ëndrra si kushdo tjetër. Për 18 muajt e fundit, unë ia kam kushtuar çdo moment të jetës sime popullit tim. Kam dokumentuar tmerret në Ga.. veriore. Unë u përpoqa t’i tregoja botës të vërtetën, u përpoqa t’i tregoja çdo minutë të vërtetën. Kam fjetur ne çdo vend qe gjeja, në shkolla, në çadra, ne trotuar, kudo. Çdo ditë ishte një betejë për mbijetesë. Për muaj të tëra durova urine por nuk u largova kurrë nga njerëzit e mi. Me lejen e Allahut, e kam kryer detyrën si gazetar. Rrezikova gjithçka për të raportuar të vërtetën dhe tani, më në fund jam në qetësi (rehati, paqe), diçka që nuk e kam pasur keto 18 muajt e fundit. E bëra gjithë këtë sepse besoj në çështjen (kauzen) pale… Unë besoj se kjo tokë është e jona dhe ka qenë nderi më i lartë i jetës sime të vdes duke e mbrojtur atë dhe duke i shërbyer popullit të saj. Tani une kerkoj nga ju qe mos ndaloni së foluri për Ga.. Mos e lini botën ta hedhe shikimin diku tjeter. Vazhdoni perpjekjet tuaja, vazhdoni të tregoni historitë tona, derisa Pa.. të jetë e li…”
— Për herë të fundit, Hossam Shabat, nga Gaza veriore.