Pas vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur me të dyshuarin kryesor në këtë rast.
Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se personi me inicialet R. B., i cili dyshohet për përfshirje direkte në vrasje, kishte qenë më herët i dënuar me masë institucionale, që nënkuptonte mbajtjen e tij në një nga qendrat e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Megjithatë, ky vendim gjyqësor nuk ishte zbatuar, pasi i dënuari nuk i ishte përgjigjur urdhrit për të vuajtur masën e shqiptuar. Si pasojë, ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest aktiv, për të cilin Policia e Kosovës kishte detyrim zbatimi.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në opinion, për shkak të mungesës së zbatimit të vendimit gjyqësor që mund të kishte parandaluar krimin.