Njoftimi nga Kina vjen në ditën kur hynë në fuqi tarifat reciproke të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndaj importeve të disa vendeve, përfshirë edhe nga Kina. Uashingtoni ka vendosur një tarifë prej 104 për qind ndaj mallrave kineze.
Tarifat e Trump, që kanë goditur shumicën e shteteve të botës me një tarifë bazë prej 10 për qind dhe tarifa më të larta partnerët më të mëdhenj tregtarë, kanë tronditur tregjet globale dhe kanë arritur frikën për recension në disa qarqe.
Presidenti amerikan shkroi në Truth Social të mëkurën të “rrinë të qetë se Amerika do të kthehet më e madhe më e mirë se kurdoherë”, pas njoftimit të tarifave të partisë komuniste kineze prej 84 %.
Të martën ishte shprehur në mënyrë edhe më vulgare e direkte siç di të bëjë nganjëherë, kur u tha në një eveniment të pranishmëve se mbi 70 shtete ia janë afruar të rinegociojnë ujditë tregtare dhe po presin “t’ia puthin bythën”.