Kështu deklaroi zëdhënsi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.I
Sipas tij shteti ka përfituar 8.5 milionë euro taksa nga këto importime.
Gjatë periudhës janar-tetor janë importuar 2.694 vetura të reja. Vlera e tyre është rreth 42 milionë euro derisa taksat janë rreth 8.5 milionë të arketura”, tha Stavileci për Klan Kosova.
Ai theksoi se veturat e blera nga qytetarët e Kosovës vijnë kryesisht nga vendet evropiane.