Është e rëndësishme të theksohet se dy shtetet luftuan në Luftën e Dytë Botërore kundër nazifashizmit, respektivisht fuqive të Boshtit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia ishin në aleancë me fuqitë anglo – amerikane, në këtë kohë këto vende kishin një qëllim të përbashkët i cili ishte një herit edhe më i rëndësishmi si çlirimi dhe lufta kundër nazifashizmi[1].
Me gjithë atë fundi i Luftës së Dytë Botërore solli edhe prishjen e kësaj aleance e cila ishte në fillim të luftës gjë që kjo çoi edhe në fillimin e një epoke të re si dhe një diskursi të ri politik, fundi solli edhe shumë mos marrëveshje mes Bashkimit Sovjetik në njërën anë dhe në tjetrën SHBA-së dhe Annglisë[2]. Njëri prej dallimeve që doli në këtë kohë ishte edhe vet qasja e Trumanit dhe Çerçilit të cilët Rusinë Komuniste-BRSS-në e shihnin si një kërcënim me vdekje-rrezik permanent për botën e lirë[3]. Në mbështetje të kësaj më poshtë do të trajtojmë disa fjalë të këtyre politikanëve-liderëve të kohës. Kështu që Çerçili më 05.03.1946, në fjalimin e tij në Fulton tha :” Kjo sigurisht nuk është Evropa e çliruar për krijimin-realizimin e së cilës kemi luftuar!”,” Kjo nuk është as Evropa e cila i përmban elementet bazë të paqes”. Çerçili po ashtu foli edhe për: “ shpëtimin e njeriut nga ekspansionit sovjetik”. Në fjalimin e tij po ashtu thoshte se: “ nuk duhet të pritet se çka po ndodhë…Nuk duhet pritur përmbushjen/realizimin e politikës së mirëkuptimit dhe të pajtimit, për atë se Bashkimi Sovjetik i dëshiron për vete frytet e luftës-fitimet dhe zgjerimin e pa fund[4].
Fjalimi i Çerçillit ishte i mbështetur nga shumica e popullsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe nga vetë presidenti i sajë Hari Trumani. Ndërsa gjithë këtyre, e sidomos fjalimeve të Çerçillit, Stalini ju përgjigj duke thënë : “ Nuk ka dyshim që qëndrimi/pozicioni i zotëri Çerçilit është qëndrim/pozicion lufte, një thirrje për luftë kundër Bashkimit Sovjetik”[5].
Gjithë këto argumente apo gjithë këto zhvillime politike çoi në zhvillimin e Luftës së Ftoftë e cila një herit ishte edhe kërcënimi madhor për paqen në Botë[6]. Kjo arsye ishte një gjë e rëndësishme e cila solli apo më mirë të themi solli-çoi deri në formimin e Informbyrosë në shtetet Komuniste lidere e të cilave ishte vetë BRSS-së po në këtë formim hyri edhe Jugosllavia[7]. Formimi i këtij institucioni si Informbyroja ishte n edhe arsyeja e ftohjes së marrëdhënieve mes Jugosllavisë dhe BRSS-së[8].
[1] Churchill S.Winston, Lufta e Dytë Botërore-Vëllimi I 4, Tiranë 2006, fq.139.
[2] Po aty.fq.329
[3] Po ty.371.
[4] Po aty.fq.417.
[5] Morgenthau,J. Hans,Politika ndërmjet Kombeve, – Lufta për Pushtet dhe Paqe, Tiranë 2008, fq.67.
[6] Mingst. A Karen, Bazat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Tiranë 2008,fq.62.
[7] Markovic Dragan/ Krsavac Savo, Zavera Informbiroa, Beograd 1987,fq.32.
[8] Horvat Branko, Kosovska Pitanje, Zagreb 1988,fq.138.