Inspektorati i trashëgimisë kulturore ka ndaluar punimet e nisura të hënën në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.
Kjo pasi ky projekt është në kundërshtim me Ligjin për Trashëgimi Kulturore.
Në një përgjigje për Kanal10, nga Instituti i Kosovës për Trashëgimi Kulturore kanë thënë se komuna nuk e ka paraqitur këtë projekt për miratim në institucionin e tyre.
“Komuna nuk e ka paraqitur këtë projekt për miratim në institucionin tonë, edhe pse ai kufizohet me katër monumente. Ligji përcakton qartë se çdo projekt duhet të miratohet paraprakisht ne si institute do e bëjmë të pamundurën që këto punime ti ndalojmë”, thuhet në përgjigjen e tyre për Kanal10.
Ndërkohë, gjatë ditës, pllakatës së projektit i është vendosur njoftimi për ndalim të punimeve.
Kujtojmë se kryetari i Komunës, Përparim Rama,gjatë ditës së djeshme ka bërë përurimin e nisjes së punimeve.
Punimet në këtë bulevard zhvillohen midis monumenteve si hoteli “Grand”, Rektorati i Universitetit të Prishtinës, Radio-Kosova dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës. /Gazeta10