Skuadra e Interit u mposht sonte në mënyrë dramatike nga Bologna, me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së 33-të të kampionatit italian.
Heroi i mbrëmjes për vendasit ishte Riccardo Orsolini, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën 90+4, duke i dhënë Bolonjës një fitore të madhe dhe duke e përfshirë edhe më thellë veten në garën për Ligën e Kampionëve.
Pas kësaj humbjeje, Interi mbetet në kuotën e 71 pikëve, aq sa ka edhe Napoli, duke e bërë garën për titull jashtëzakonisht të ngushtë dhe të paparashikueshme në pesë javët e mbetura.
Ndërkohë, Bologna ngjitet në vendin e katërt me 60 pikë, një pozicion që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.