Investitorët e kriptovalutave humbën mbi 115 miliardë euro gjatë 2022-së, 10 prej tyre nuk janë më miliarderë

Investitorët më të mëdhenj të kriptovalutave humbën mbi 115 miliardë dollarë gjatë vitit 2022.

Goditja ekonomike pas pandemisë COVID-19, e cila shkaktoi inflacion dhe rritje të normave të interesit, zhduku kapitalin nga ekosistemi spekulativ i kriptovalutave.

Disa firmat e njohura u fshinë nga tregu pas kolapsit prej 40 miliardë dollarësh të TerraUSD, Three Arrows, i cili deklaroi falimentimin në korrik 2022 deri te falimentimi i Voyager Digital, Celsius dhe BlockFi, përcjell Telegrafi.

Bitcoin, kriptovaluta më e madhe për nga kapitali i tregut, është zhvlerësuar me 65 për qind nga vlera e saj më e lartë prej 69 mijë dollarësh që e kishte në nëntor të 2021-së. Ndërkohë, rreth 2 trilionë dollarë janë “fshirë” nga tregu i kriptovalutave.

Si rezultat, 17 investitorë të kriptovalutave kanë humbur mbi 115 miliardë dollarë pasuri personale që nga marsi 2022.

Sipas vlerësimeve të Forbes, 15 prej tyre kanë humbur më shumë se gjysmën e pasurisë së tyre gjatë nëntë muajve të fundit, derisa 10 kanë humbur statusin e tyre prej miliarderi.

Njeriu që ka humbur më së shumti është shefi i Binance, Changpeng Zhao. CZ, siç njihet ai, ka rreth 70 për qind të aksioneve në Binance me vlerë prej 4.5 miliardë dollarësh nga 65 miliardë dollarë që ishte në muajin mars.

Pritet që në vitin 2023 situata vetëm të përkeqësohet dhe pasuria e investitorëve të kriptovalutave do të ulet edhe më shumë. /Telegrafi/

Next Post

Qëndroni me ne