Irani ka kërcënuar me shtimin e “sulmeve dërrmuese” pasi ka gjuajtur qindra raketa balistike në Izrael.
Një valë e madhe raketash u duk të martën mbrëma se ishin rrëzuar nga sistemi mbrojtës Iron Dome i Izraelit.
Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) tha se kishte nisur sulmin në përgjigje të vrasjes së Izraelit të Hassan Nasrallah, liderit të Hezbollahut.
“Nëse regjimi sionist i përgjigjet operacioneve të Iranit, ai do të përballet me sulme shkatërruese”, shtoi IRGC.
Një zyrtar izraelit tha se Izraelit i ishte shpallur luftë.