“Realisht rritja e çmimeve aktuale është 40 për qind dhe po ashtu kemi rritje të çmimeve bazë që janë për investime kapitale si hekuri, betoni, rryma, bakri e të tjera”.Shatri, në Info Magazine në Klan Kosova, theksoi se paga e pandryshuar që nga viti 2020 nuk ka vlerën e njëjtë tani. “Të gjitha këto nënkuptojnë se vlera reale e një page të pandryshuar nga viti 2020 deri sot është shumëfish me e ulët. Më pak artikuj mund të blej një konsumator me pagën e njëjtë sesa në vitin 2020”, tha Shatri.