‘’Kushtetuta e Republikës së Kosovës respektohet në shumicën e rasteve kemi edhe raste kur nuk respektohet dhe mos respektimi I Kushtetutës vjen nga autoritete e shtetit respektivisht qeveria’’, tha Kryeziu për FrontOnline, transmeton Periskopi .
Ai theksoi se ka disa vendime të Gjykatës Kushtetuese që nuk janë zbatuar ende, për shkak se Gjykata nuk ka mekanizëm të detyrueshëm për zbatimin e vendimeve të saj.
‘’Në përgjithësi respektohet janë disa vendime të gjykatës Kushtetuese të cilat deri më tani as nuk janë respektuar, arsyeja është se gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizëm për zbatimin e vendimeve të veta por kjo është e sanksionuar me ligj, çdo vendim i gjykatës autoritetet e shtetit janë të detyruara ta zbatojnë nëse jo bëjnë shkelje ligjore’’, deklaroi ish-nënkryetari./Periskopi/