Fondacioni Jahjaga mbajti sot një punëtori me gratë police lidhur me temën “ Forcimi i sigurisë përmes reformave të përgjegjshme gjinore në sektorin e sigurisë”, në të cilin ndër të tjerash edhe u publikuan hulumtime lidhur me këtë dukuri.
Adresimi i dhunës me bazë gjinore jo vetëm në sektorin e sigurisë por edhe në çdo fushë tjetër është obligim ligjor dhe moral i secilit prej nesh.
Nuk mund të kemi një shoqëri të sigurt dhe të shëndoshë nëse sistemin e sigurisë nuk e kemi të tillë!
E ardhmja është e jona andaj le të kujdesemi bashkarisht ta bëjmë atë më të mirë!