Ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtoreshës në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka.
Ngjarja ndodhi një ditë pasi zyra e saj dyshohet se u thye nga aktivistët e Vetëvendosjes.
Dorëheqjen ka njoftuar përmes një letre.
Në këtë letër ajo ka shkruar se situatën në komunë e cilëson si të papranueshme dhe të pasigurt.
“Unë, Herolinda Murati Leka, në cilësinë e drejtoreshës për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit, përmes kësaj letre paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga kjo detyrë, për arsye të shumta institucionale, etike dhe morale, të cilat ma bëjnë të pamundur vazhdimin e mëtejshëm të ushtrimit të funksionit tim”, thuhet në letër dorëheqjen që Herolinda Murati Leka ia ka adresuar, kryesuesit të Kuvendit, anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe kryetarit të komunës.