Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të raportojë sot para ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së mbi zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, i cili nis në orën 08:00 në Luksemburg, Kallas do të informojë gjithashtu mbi vizitat e saj të fundit në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, ku u diskutuan çështje të integrimit evropian dhe stabilitetit rajonal.
Tema kryesore e takimit do të jetë agresioni rus ndaj Ukrainës. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrij Sybiha, do t’u drejtohet ministrave të jashtëm të BE-së përmes një videokonference, për të informuar mbi situatën aktuale në terren dhe nevojat e vendit në përballje me agresionin rus.