Duke komentuar zhvillimet e fundit në emisionin “VV Show” me analistin Visar Ymeri, Kajtazi tha se në diskutimet rreth sigurimit të votave të nevojshme për një koalicion qeverisës, askush tjetër nuk ka ndikimin që ka Limaj.
Ai shtoi se, në varësi të drejtimit që merr, Limaj mund të jetë vendimtar për formimin e qeverisë, qoftë nëse afrohet me pushtetin, apo nëse bashkohet me opozitën.
“Kur po diskutohet e flitet për numrat e qeverisë, mendoj që veç Fatmir Limaj i ka numrat, nuk i ka Albin Kurti, as Bedri Hamza as të tjerët. Limaj, si shkoj me Kurtin mund ti ketë numrat, po shkoj ka opozitë i ka ma sigurtë numrat e ky njeri u shndërru në figurën kryesore të krijimit të institcioneve”, deklaroi ai.