Macut ka pretenduar se “sponzoruesit e shtetit “të rremë” Kosovë po i shfrytëzojnë të gjitha plagët që i janë shkaktuar Serbisë gjatë muajve të kaluar për të intensifikuar përpjekjet në drejtim të promovimit të agjendave.
Prandaj, ka vazhduar ai, “është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajtohemi dhe të bashkohemi në mbrojtjen e Kosovës”, sepse, sipas fjalëve të tij, “ky është faktori më i vogël i përbashkët për të cilin duhet të pajtohemi në skenën politike dhe sociale”
Macut ka vazhduar fjalimin e tij duke pretenduar se “Qeveria e Serbisë do të vazhdojë të bëjë përpjekje maksimale që serbët në Kosovë “të mbijetojnë dhe të mbeten në vatrat e tyre shekullore”, me mbrojtje të plotë dhe mundësi për të bërë një “jetë normale dhe dinjitoze”. Sipas tij, masat e posaçme të ndihmës nuk do të shfuqizohen.
“Ne nuk do të heqim dorë nga masat e veçanta që janë vendosur që të gjithë qytetarët tanë në “krahinë” të marrin rregullisht paga dhe pensione dhe të ushtrojnë të drejtat e tyre, veçanërisht në arsim, ndihmë sociale dhe kujdes shëndetësor.