Spanja është përfshirë nga kaosi sot, vetëm dy ditë para ndeshjes së shumëpritur Barcelona-Inter, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Qeveria spanjolle ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme pas një ndërprerjeje masive të energjisë që ndodhi rreth orës 12:30.
Autoritetet njoftuan qytetarët të shmangin udhëtimet, ndërsa probleme janë raportuar edhe me funksionimin e semaforëve dhe shërbimeve të internetit. Situata ka ngritur shqetësim edhe në Itali, ku skuadra e Simone Inzagit është planifikuar të udhëtojë drejt Spanjës nesër në mesditë.
Ndërkohë, spekulimet për një sulm kibernetik si shkak i ndërprerjes po qarkullojnë në media, megjithëse ende nuk ka konfirmime zyrtare.
Barcelona dhe Interi pritet të përballen të mërkurën në orën 21:00 në stadiumin “Estadi Olímpic Lluís Companys” në Barcelonë.