Që nga viti 2009, Kia ka prodhuar më shumë se 3.8 milionë automjete në SHBA dhe në vitin 2006 ka realizuar një nga investimet e huaja më të mëdha në historinë e shtetit amerikan të Xhorxhia-s.
Në këtë impiant prodhimi më të avancuar, prodhohen pothuajse 40% e të gjitha shitjeve të makinave Kia në SHBA.
Kia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prodhon modele SUV Telluride, Sorento, Sportage dhe sedan K5, madje 90 për qind e këtyre automjeteve shiten në tregun amerikan, ku janë 750 përfaqësues të shitjeve të veturave Kia.
Në vitet e ardhshme, fabrika e re duhet të punësojë më shumë se 8100 njerëz, sepse në një grup që përveç markave Kia dhe Hyundai, përfshin edhe një markë të tretë – Genesis, ata duan të krijojnë një zinxhir të qëndrueshëm furnizimi për bateri dhe komponentë të tjerë për automjetet elektrike në SHBA./geltrade/