Të gjithë klientët individual të bankës Raiffaisen mund të blejnë shtëpi në lagjen “Marigona Hill” në Hajvali, pa hipotekë.
Këtë e bëri të ditur, Erik Roka, udhëheqës i departamentit për klientë individual e premium në Raiffaisen Bank, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Marigona Hill.
Sipas Rokës, nëse një shtëpi në këtë lagje kushton 100 mijë euro, atëherë klientët e kësaj banke mjafton të kenë 10 mijë euro të kursyera e pjesën tjetër mund ta marrin në bankë.
Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i “Marigona Hill”, Uragan Aliu, tha se kjo marrëveshje do t’ua bëjë më të lehtë qytetarëve blerjen e një shtëpie në këtë lagje, marrë parasysh problemet me çështjen e hipotekimit në vend si dhe inflacionin e muajve të fundit, njofton Klan Kosova.