Lista e Koalicionit të udhëhequr nga AAK, në bashkëpunim me Nismën Socialdemokrate, Konservatorët, E30 dhe Ideal, premton përfaqësim cilësor dhe të ndershëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Me një ekip të përbërë nga liderë me përvojë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, koalicioni ofron garancinë më të fortë për të mbrojtur interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Kjo listë vendos fokusin tek ndershmëria, profesionalizmi dhe përkushtimi për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të bashkuar.