Nën moderimin e shefit të Shtabit Zgjedhor, Muharrem Nitaj, sot është bërë prezantimi i Programit Zgjedhor të Koalicionit AAK, Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30.
Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se shtyllat e këtij programit janë:
- Anëtarësimi urgjent i Kosovës në Nato;
- Zhvillimi i hovshëm Ekonomik;
- Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE;
- Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur.
Kryetarët e subjekteve partnere në koalicion; Fatmir Limaj nga Nisma, Avdullah Klinaku nga Konservatorët dhe Artan Nimani nga E-30, folën për segmente specifike të këtij programi.
Në prezantimin e programit, gjithashtu u paraqitën edhe gjashtë kumtesa nga profesionistë të sektorëve, që sqaruan më thellësisht programin:
- Diellza Kukaj – Pozita e Gruas;
- Haki Shatri – Ekonomi dhe Financa;
- Arbër Tolaj – Shëndetësi;
- Shemsedin Dreshaj – Arsim;
- Burbuqe Bakija Deva – Mjedis dhe Planifikim Hapësinor;
- Mensut Ademi – Siguri.