Kombëtarja shqiptare e futbollit pësoi një humbje 0-1 ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania” në kuadër të raundit të dytë të Grupit B1 në Ligën e Kombeve. Një gol i shkëlqyer nga Kochorashvili në minutën e 71-të vendosi fatin e ndeshjes, ndërsa ekipi ynë nuk arriti të kërcënonte portën e mbrojtur nga Mamardashvili.
Pas triumfit ndaj Ukrainës vetëm tre ditë më parë, Kombëtarja pësoi humbjen e parë në epokën Sylvinho në këtë stadium. Ndeshja e ardhshme në Ligën e Kombeve për kuqezinjtë do të jetë më 11 tetor në Pragë, përballë Çekisë.