Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike raportet financiare të partive politike për vitin 2024. Sipas këtyre raporteve, të cilat janë të paauditura dhe mund të pësojnë ndryshime gjatë procesit të auditimit, janë paraqitur të dhënat për të hyrat dhe shpenzimet e secilës parti.
Lëvizja Vetëvendosje ka raportuar të hyra prej 2,337,168 euro dhe shpenzime prej 1,805,296 euro për vitin 2024. Krahasuar me vitin 2023, vërehet një rritje e të hyrave, të cilat ishin 2,000,750 euro, ndërsa shpenzimet atë vit arritën në 1,384,154 euro.
Partia Demokratike e Kosovës raportoi të hyra prej 1,034,134 euro dhe shpenzime prej 938,548 euro për vitin 2024.
Lidhja Demokratike e Kosovës raportoi gjithashtu një ulje të të hyrave për vitin 2024, me 643,047 euro, krahasuar me 723,169 euro në vitin 2023. Shpenzimet e LDK-së për vitin 2024 ishin 594,398 euro, ndërsa për vitin 2023 shpenzimet ishin 431,824 euro.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka raportuar të hyrat prej 325,058 euro dhe shpenzime prej 907,796 euro për vitin 2024.
Këto raporte financiare, që do të kalojnë në proces auditimi, ofrojnë një pasqyrë të gjendjes financiare të partive politike, duke ndihmuar në transparencën e financimit të partive gjatë vitit të ardhshëm zgjedhor.