Këtë vit pritet që panairi Sial të mbledhë mbi 256 mijë vizitorë, ndaj të cilëve do të ekspozohen produkte dhe makineri të sektorëve të ndryshëm ushqimor. Në panairin e Sial nga Kosova po marrin pjesë reth tetë kompani prodhuese vendore me potencial për rritje të eksportit, të cilat po prezantojnë produktet e tyre nga industria e përpunimit të produkteve bujqësore, industria e pemëve dhe perimeve, produkte konditorike, fruta të imta e të ngrira industriale, pije energjike dhe lëngje frutash. Promovimi i kompanive tona në panaire të tilla ndërkombëtare, sikur SIAL 2024, që njihet si panairi më i madh ndërkombëtar për industrinë ushqimore, është e rëndësishme për afirmimin e produkteve nga Kosova në tregjet ndërkombëtare. Kështu ndihmojmë rritjen e eksportit dhe përmirësimin e imazhit të vendit tonë si një vend me potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe inovacion.