1161 maturantëve të Gjilanit shpenzimet e ekskursionit 3-ditor në Shqipëri do t’ua heqë komuna.
Për këtë, ekzekutivi lokal në krye më Alban Hysenin tashmë vetëm se i ka nisur procedurat tenderuese në vlerë të 157 mijë eurove, raporton Klan Kosova.
Kjo nismë, vitin e kaluar ishte ndaluar nga po ky institucion me akuza karshi nxënësve për përdorim të substancave narkotike e pijeve alkoolike. E kësaj here po thuhet se janë marrë masa sigurie.