Derisa vendet e rajonit, Evropës dhe Botës kanë marrë masa për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve në këtë krizë financiare me inflacionin më të lartë ndonjëherë, Kosova, përkatësisht, Qeveria e Kosovës nuk po bënë një gjë të tillë.
“Kam drojë që një ndër pikat më kritike me të cilat po ballafaqohet ekonomia kosovare në këtë realitet të hidhur, është fakti që në një farë forme po anashkalohet termi krizë dhe nuk po pranohet si realitet që jemi në krizë. E dyta, Kosova ka hyrë nga kriza në krizë, sepse kemi pasur pandemi ekonomike dhe kur krejt kësaj i shtohet edhe kriza që e gjeneron lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, vërtet edhe më tepër është duke i rritur tensionet. Shumë vende të botës janë në panik, vet fakti që në Kosovë për muajin maj e kemi pasur një shkallë të inflacionit 12.5 përqind, është shqetësimi i parë, fuqia blerëse e euros në Kosovë ka rënë për gati 50 përqind, këtë më së miri e dinë qytetarët, të cilët me 100 euro para tre muajve nuk vlejnë sot as 60 euro. Prandaj, ky është shqetësimi i madh dhe vet fakti që shumë vende të rajonit janë duke analizuar modalitetet dhe metoda si të jenë me bizneset dhe me qytetarë, në Kosovë një gjë e tillë nuk ndodhë. Vërtet është shqetësimi shumë i madh”, thotë ai.
Kështu ka vlerësuar ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili ka theksuar se është koha për veprim dhe jo vetëm arsyetim nga Qeveria. Eksperti i ekonomisë, Gërxhaliu thekson se Kosova ka hyrë në krizë, e Qeveria nuk po e pranon si realitet.