Sot, në një ceremoni zyrtare, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Ky marrëveshje i hap rrugë organizimit të sporteve të lundrimit në qytetin e Durrësit, në Shqipëri, dhe e zyrtarizon këtë qytet si një nga vendet mikpritëse për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030. Kjo ngjarje do të jetë një mundësi e madhe për të dy shtetet, duke promovuar jo vetëm sportin, por edhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e infrastrukturës sportive.
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do të shënojnë ngjarjen më të madhe sportive në historinë e Kosovës. Ky event do të sjellë investime të konsiderueshme në sektorin e infrastrukturës dhe do të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin e fushave sportive të Kosovës. Gjithashtu, përmes organizimit të këtij eventi, Kosova do të ketë mundësinë të promovohet ndërkombëtarisht si një destinacion mikpritës dhe të forcojë pozitat e saj në arenën ndërkombëtare.
Marrëveshja për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 është një hap i rëndësishëm për të dy vendet, që synojnë të përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale dhe të shtojnë mundësitë për zhvillimin e sporteve dhe turizmit, duke pasur një impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e njohjes ndërkombëtare dhe zhvillimin ekonomik.