Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka siguruar njohjen e pavarësisë për Kosovën nga Republika e Kenias, një hap i rëndësishëm që ka zhbllokuar një periudhë pesëvjeçare pa njohje të re nga shtetet e tjera. Ky zhvillim u bë i ditur më 26 mars dhe është një arritje e rëndësishme për politikën e jashtme të Kosovës, raporton Gazeta Express.
Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, e drejtuar nga Donika Gërvalla, ende nuk e ka përditësuar listën e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke lënë jashtë Republikën e Kenias nga ky dokument zyrtar.