“Për dy ankesat tjera, një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.641/2025 dhe një ankesë nga Koalicioni PDAK-LPB, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.639/2025, do te vendoset brenda afatit ligjor prej 5 ditësh, i cili llogaritet nga data e pranimit te ankesës, duke përfshirë fundjavën.
“Supremja mund ta kthejë edhe në rishqyrtim te PZAP-ja përsëri, por edhe mund ta mbështes vendimin e saj dhe në këtë mënyrë i hapet rruga certifikimit të rezultatit zgjedhor”, tha Vullnet Bugaqku nga KDI.
Nëse Supremja rrëzon vendimin e PZAP-së, gjithë procesi i votimit në diasporë dhe numërimit do të vonojë edhe për 2 deri në 3 muaj të tjerë. Ndërsa në rastin tjetër KQZ-ja, ka në dorë certifikimin e rezultatit zgjedhor i cili bëhet me dy të 3-tat e votave të anëtarëve të KQZ-së.
“Brenda 30 ditëve presidenti ka obligim kushtetues të thërras mbledhjen e parë konstituive, përgatitjet bëhen me ish-kryetarin e Kuvendit dhe grupet parlamentare që kanë fituar mandat. Zgjidhet kryetari, nënkryetarët që janë nga të gjitha subjektet politike dhe 2 të minoriteteve. Kryesia dhe trupat parlamentare. Partia fituese ka obligim kushtetues të dërgoj një emër për të mandatar tek presidenti, pastaj ky emër brenda 15 ditëve ka për obligim ta formojë qeverinë, nëse nuk mundet vjen partia e dytë.”, tha për rtv21 Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese
Situata e krijuar pas votimeve të 9 shkurtit kur të gjitha partitë politike opozitare kundërshtojnë një bashkëpunim me LVV-në dhe kundërshtinë e LVV-së që të bashkëpunoj me subjektet në opozitë pa pasur numra të mjaftueshëm prej më së paku 61 syresh për formimin e qeverisë, kujton ngërçin politik të vitit 2014.
Në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 ulëse në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, koalicioni AAK-Nisma 8. Ndërsa komunitetet jo-shumicë 20 ulëse të cilat i kanë të garantuara me Kushtetutë./RTV21