Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shpallë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit, Valmir Elezi.
Elezi ka konfirmuar se, më 15 mars 2025, do të mbahet mbledhja e radhës e KQZ-së, ku në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Në lidhje me orën e saktë të mbledhjes, do t’iu njoftojmë me kohë,” ka thënë Elezi.