Deputetë e Partisë Demokratike të Kosovës kanë arritur në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar si deputetë.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë para gazetarëve se nuk kanë marrë ndonjë ftesë tani për tani për takim nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ndërkohë, ai ka thënë se janë vazhdimisht në bisedime me partitë tjera opozitare për formimin e qeverisë në rast se Vetëvendosje s’arrin ta formojë qeverinë si fituese e zgjedhjeve./Periskopi