Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur shpresën që Lëvizja Vetëvendosje (VV) të ketë ndërruar kandidatin për Kryeparlamentar para seancës konstituive, raporton Reporteri.net.
“Ishalla lëviz diçka, ndoshta e kanë ndërruar kandidatin, po shpresoj. Përndryshe dojnë me vazhdu bllokadën,” deklaroi Krasniqi para gazetarëve.
Ai theksoi se për të dalë nga situata e krijuar, është i nevojshëm një kandidat tjetër për Kryeparlamentar.
“Po, ndonjë kandidat tjetër,” u shpreh shkurtimisht Kryetari i PDK-së.
Seanca konstituive po zhvillohet në një atmosferë të tensionuar, pasi mungesa e konsensusit për Kryetarin e Kuvendit ka krijuar bllokadë institucionale.