Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar sot Hasin e Prizrenit, ku ka vlerësuar lartë angazhimin dhe organizimin e jashtëzakonshëm të shtabeve të partisë në këtë zonë dhe anembanë Kosovës. Gjatë takimit me aktivistët dhe anëtarët e PDK-së, Krasniqi shprehu frymëzim dhe falënderim për përkushtimin e treguar nga secili anëtar i partisë.
“Jam i frymëzuar nga organizimi dhe përkushtimi i çdo shtabi të PDK-së anembanë Kosovës. Energjia, bashkimi dhe angazhimi juaj janë garanci për një të ardhme më të mirë!” – tha kryetari Krasniqi, duke theksuar se ky angazhim i palodhshëm është kyç për arritjen e fitores në zgjedhjet e ardhshme.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme bashkëpunimi dhe uniteti, duke konfirmuar se PDK-ja është e gatshme për të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e qytetarëve të Kosovës. Kryetari Krasniqi u shpreh mirënjohës për punën dhe përkushtimin e secilit aktivist dhe anëtar të partisë dhe nënvizoi se çdo hap që bëhet drejt zgjedhjeve të ardhshme është një hap më afër një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e Kosovës.
Krasniqi përfundoi fjalimin e tij duke shprehur besimin se, me angazhimin dhe unitetin e njerëzve të PDK-së, do të arrihen sukseset e kërkuara dhe do të sjellin një Kosovë më të drejtë dhe të begatë për të gjithë.