Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë për Ekonomia Online se rënie ekonomike në Kosovë ka shumë fajtorë, duke nisur nga politikat jo të favorshme për investime, burokracia, klima për investime dhe mungesa e promovimit për investime.
“Numri i mbyllur i bizneseve asnjëherë nuk dihet i saktë, për shkak se procedurat e mbylljes janë të rënda saqë njerëzit heqin dorë nga tentimi për të mbyllur bizneset në formë institucionale. Sipas statistikave tona viti 2021 është vit i rëndë por jo më i rëndë se 2020 ku na atë kohë u mbyllën mbi 20 mijë biznese, në kohë të vitit 2021 janë mbyll mbi 5 mijë biznese që kjo mbyllje disa janë mbyll zyrtarisht, disa kanë pushu aktivitetin duke prit dit më të mira, dhe disa e kanë lënë biznesin se ndoshta do të vije ndonjë investitor. Vitin e kaluar kanë mbetur pa punë mbi 15 mijë punëtorë”.
“Tregu i punës në Kosovë është duke kërkuar çdo ditë të profesioneve. Edhe pse kemi rreth 40 për qind të pa punë ka kërkesë të vazhdueshme për punëtorë profesional. Rritja ekonomike këtë vit do të jetë prapë plus, por do të jetë rënia më e madhe në historinë e pasluftës në krahasim me vitin 2021. Kjo rënie ekonomike ka shumë fajtorë, politikat jo të favorshme për investime, burokracia, klima për investime dhe mungesa e promovimit për investime, kriza globale që e ka prek edhe Kosovën. Kosova është vend i sigurte për investime, por ikja e disa investitorëve nga Kosova po e promovon të kundërt, vitin e kaluar kemi pasur ikje të investitorëve nga Kosova e që kjo e ka dëmtuar imazhin e vendit”.