Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media, ndër të tjera foli edhe për ndriqimin dekorativ.
Ajo tha se nuk ka ndonjë vendim të kohëve të fundit për mosndriçim të shesheve.
“Nuk ka ndonjë vendim të kohëve të fundit për mosndriçim të shesheve, ose për mosndriçim gjatë festave të fundvitit, në masat obligative të kursimit që i kemi votur në qeveri para rreth një muaji, është i ndaluar ndriçimi dekorativ”, u shpreh ajo.
Rizvanolli u shpreh se po planifikojnë që të ndërmarrin masa për kufizimin e kohëzgjatjes dhe masës së ndriçimeve dekorative.
“Sa i përketë ndriçimit dekorativ për festat e fundvitit specifikisht ne planifikojmë që të ndërmarrim masa, duke kufizuar kohëzgjatjen, por edhe masën në të cilën shfrytëzohen. Konsideroj që është tejet e rëndësishme që komunat, por edhe qytetarët të kenë vëmendje dhe të mundohen sa më shumë që është e mundur që edhe edhe kohëzgjatja, mënyra dhe pajisjet të jenë të tilla që shpenzojnë më pak dhe që ta kenë parasysh ndikimin në konsum të energjisë dhe koston që kjo e bartë me vete”, u shpreh Rizvanolli./KosovaPost/