Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku është pritur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Tema kryesore e bisedimeve midis dy liderëve është Ukraina, me qëndrime të ndryshme politike në lidhje me luftën në Evropë.
Starmer, gjatë vizitës, po përpiqet të ushtrojë presion mbi SHBA-në për të siguruar garanci të mjaftueshme sigurie për Mbretërinë e Bashkuar, në rast se do të arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë. Nga ana tjetër, Trump besohet se ka një qëndrim të kundërt, duke theksuar se detyra për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Evropë është e Evropës vetë.
Vizita e Starmer vjen pas një udhëtimi të ngjashëm të Presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ishte në Uashington javën e kaluar. Gjatë takimit, dy politikanët shtrënguan duar dhe pozuan për një moment para kamerave, para se të kalonin në Zyrën Ovale për të vazhduar diskutimet më të thelluara.