Në Odën e Kryeqytetit, bashkë me drejtorin e shëndetësisë, Izet Sadiku, sot mirëpritëm kirurgët ndër më të mirët nga vende të ndryshme të botës, për t’i falënderuar për punën e tyre të palodhshme dhe përkushtimin gjatë Kongresit të IV të Kolegjit të Kirurgëve në Prishtinë.
Një falënderim i veçantë shkon për profesor Rifat Latifi, i cili, me udhëheqjen dhe vizionin e tij, ka sjellë në Kosovë ekspertë të nivelit të lartë, duke i dhënë rëndësi të jashtëzakonshme zhvillimit të kirurgjisë dhe mjekësisë në vendin tonë.
Theksova përkushtimin tonë për zhvillimin e shëndetësisë në kryeqytet, me fokus në rritjen e cilësisë së shërbimeve.
Me profesor Latifin, riafirmuam bashkëpunimin përmes Memorandumit të Mirëkuptimit, që synon përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend.
Pjesëmarrja e këtyre profesionistëve të shquar në Prishtinë është një nder i madh për ne dhe tregon rëndësinë që vendi ynë ka fituar si një qendër për zhvillimin e mjekësisë dhe shkëmbimin e njohurive ndërkombëtare.