Me situatën e krijuar, as Lëvizja Vetëvendosje, e as opozita nuk i kanë numrat.
Asnjëra nga palët nuk mund ta formojë qeverinë e vetme.
Madje, këtë e pranoi dje edhe kryetari i Kuvendit njëherësh nënkryetari i VV-së Glauk Konjufca.
Konjufca të marten i ftoi në takim përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare për të diskutuar rreth seancës konstituive e cila është caktuar të mbahet më 15 prill.
Analistja politike, Natyra Kuçi, deklaroi në emisionin Rubikon se krijimi i qeverisë nga partitë opozitare po bëhet problematike për shkak të LDK-së.
“Nëse më herët ka qenë keq të bëhet koalicioni me PDK-në, sot është keq të bëhet koalicion ose t’i lihet qeveria Vetëvendosjes”, tha ajo.
Kuçi tha se nuk do të duhej të ishte problematike koalicioni i partive opozitare.