Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka injoruar Nasim Haradinaj, ish-komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka shkuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës që në emër të veteranëve të luftës t’u kërkojë deputetëve të zgjedhur ta nënshkruajnë “Betimin për Drejtësi”, një letër e cila, siç tha ai, u kërkon atyre reagim për padrejtësitë që tha se po bëhen nga Gjykata Speciale në Hagë.
Njëjtë ka vepruar edhe deputeti i zgjedhur i VV-së, Agim Bahtiri.
Ky i fundit ka thënë se ‘’qetu s’muj me nënshkru’’, por se letrat i ka marr me vete./Periskopi/