Mimoza Kusar-Lila, deputete në kuadër të Vetëvendosjes, pranoi se nuk i kanë të gjitha votat e pakicave jo-serbe, në një intervistë në KTV.
“Ka hapësirë”, tha Kusari-Lila, por se “jo të gjithë kanë dhënë konfirmim pozitiv”.
“Deklarat e tyre kanë qenë jo të të gjithëve në konfirmim pozitiv, por mendoj që ka pasur dhe ka hapësirë dhe mund të konkludojmë që ka mbështetje, përveç jo-serbëve, është edhe një i serbëve, Rashiqi, i cli ka konfirmuar”, tha Kusari-Lila.
Ndërkaq, as për Nismën Socialdemokrate nuk tregoi nëse ka përfundimisht marrëveshje, por se shtoi se me këtë po merret Albin Kurti.
“Për këtë kur të vije momenti i votimit dhe i prezantimti besoj të kandidatëve. Ka pasur përgjegjës bisedime (me Nismën) dhe arritjen e dakordimeve, është kryeministri, Albin Kurti. Dhe mendoj që në momentin kur zoti Kurti të japë detaje për çfarëdo marrëveshje, besoj do i keni informatat për partitë tjera.Por, njëherë hapat e parë”, tha ajo.