Apasiev në kërkesë thekson se i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë, sepse kryetari i Kuvendit ka refuzuar t’ia përcjell iniciativën për shpalljen e referendumit plotësues organeve punuese kompetente parlamentare për marrjen e mendimit për rregullsinë e iniciativës dhe e ka shpallur të parregullt.
Në kërkesë thuhet se kryetari i Kuvendit “shkel edhe të drejtën për ndalimin e diskriminimit në bazë të përkatësisë politike, duke e vendosur parashtruesin në pozitë të pabarabartë dhe më pak të favorshme krahasuar me subjektet e tjera politike”.
Bëhet fjalë për Propozim-kërkesën për ngritjen e iniciativës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen e referendumit të detyrueshëm plotësues, i cili duhej të mundësonte mbledhjen e mëtejshme të papenguar të 150 mijë nënshkrimeve të qytetarëve të përcaktuara me Kushtetutë për shpalljen e referendumit me këtë pyetjen: “A jeni pro vazhdimit të negociatave me BE-në duke pranuar konkluzionet parlamentare nr. 08-3238/1 prej 16 korrikut të vitit 2022”.