Këtë javë pata kënaqësinë të marr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ku udhëheqës nga e gjithë Evropa u mblodhën për të diskutuar sfidat globale të ngutshme. E ardhmja e BE-së për Ballkanin Perëndimor ishte në qendër të vëmendjes në shumë formate të ndryshme – që nga hapja deri te panelet e dedikuara dhe një diskutim i organizuar nga Ministrja e Jashtme e 🇸🇮 Tanja Fajon.
Duke u angazhuar në diskutime të menduara me politikanë, vendimmarrës, diplomatë dhe ekspertë, eksploruam mënyrat për të forcuar sigurinë, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE për Ballkanin Perëndimor.
Pas forumit, vizitova Kosovën në përgatitje për takimin e ardhshëm të Kryenegociatorëve në Bruksel. Me Zëvendëskryeministrin e Parë Besnik Bislimi, diskutuam zhvillimet e fundit gjatë verës, agjendën e takimit të ardhshëm të Kryenegociatorëve dhe qasjet se si të trajtojmë disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Më pas, do të shkoj në Serbi gjithashtu në përgatitje për takimin e ardhshëm në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.