“Këto fatura të fryra do ta shkatërrojnë konsumin jetësor, duke e zhytur shoqërinë në mjerim të plotë dhe duke e përshpejtuar spastrimin demografik. E dhimbshme është kur kujton ata mijëra burra e gra që dhanë jetët e tyre për lirinë e Kosovës, të cilës sot po ia humbin kuptimin dhe vlerën maskarenjtë që marrin vendime për të,” ka shkruar Latifi.
Postimi i plotë:
Kriminelët kombëtarë dhe ndërkombëtarë e lanë Kosovën pa ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë.
Kështu, tani ne jemi në mëshirën e mafias energjetike, e cila, për t’i rritur fitimet e saj, do të vazhdojë të rrisë çmimin e energjisë, derisa një ditë njerëzit do të punojnë vetëm për t’i paguar faturat e energjisë.
Këto fatura të fryra do ta shkatërrojnë konsumin jetësor, duke e zhytur shoqërinë në mjerim të plotë dhe duke e përshpejtuar spastrimin demografik.
E dhimbshme është kur kujton ata mijëra burra e gra që dhanë jetët e tyre për lirinë e Kosovës, të cilës sot po ia humbin kuptimin dhe vlerën maskarenjtë që marrin vendime për të./gazetametro.net