Të hënën gjyqtarët do të marrin vendimin për rastin e Marine Le Pen, kandidate për presidente e partisë së djathtë RN, vendim ky që mund ta përjashtojë Le Pen nga gara.
Rasti ka të bëjë me akuzën për një skemë të vjedhjes së parave nga Parlamenti Europian, që mund ta lë Le Pen jashtë garës për ndonjë pozitë zyrtare, raporton Politico.
Partia e saj ende nuk ka ndonjë plan B se si të ecet përpara në rast se Le Pen nuk lejohet të garojë, në një kohë kur ajo po prin bindshëm në sondazhet franceze me rreth 33-35% mbështetje.
Presidenti aktual Emmanuel Macron nuk ka të drejtë të garojë më në zgjedhjet e vitit 2027, ndërsa pritet që balotazhi i këtij viti të jetë i ngushtë mes partisë RN të Le Pen dhe një kundërkandidati tjetër nga partia e Macron./gazetametro.net