Chiellini bëhet menaxher i Juventusit. Ish-lojtari i Juventusit, Giorgio Chiellini, është rikthyer në klubin italian në rolin e menaxherit.
“Jam kthyer në shtëpi, në një formë dhe rol tjetër, Juventus është pjesë e imja,” njoftoi sot Chiellini në rrjetet sociale.
Ai do të kryejë një rol administrativ në Juventus si Drejtori për Marrëdhëniet Institucionale.
Chiellini, i cili ka luajtur 561 ndeshje dhe ka shënuar 36 gola për Juventusin, ka fituar nëntë tituj të Serisë A, pesë herë ka fituar Kupën e Italisë dhe ka arritur dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve (2015, 2017).
Chiellini përfundoi karrierën e tij si lojtar vitin e kaluar, ndërsa luante për Los Anxhelos.