Drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me Roze dhe të gjithë stafin e tij teknik, pas një periudhe të vështirë për ekipin.
Drejtori sportiv i Leipzig, Marcel Schäfer, komentoi vendimin duke theksuar: “Ne besuam në Markon dhe ekipin e tij për një kohë të gjatë dhe u përpoqëm deri në fund t’i kthenim gjërat në rrugë të drejtë. Megjithatë, duke pasur parasysh situatën aktuale dhe mungesën e rezultateve, ne jemi plotësisht të bindur se na duhet një shtysë e re për ndeshjet e mbetura për të arritur objektivat tanë të sezonit.”
Mark Roze, trajneri që e mori drejtimin e Leipzig në shtator të vitit 2022, pas pasardhësit të tij, Domenico Tedesco, tashmë largohet nga skuadra e vendlindjes.